Çfarë është Autopass?

Për të kaluar një provim nganjëherë keni nevojë për një këshilltar, apo në këtë rast, për Autopass. Harrojeni stresin nëse automjeti juaj nuk e kalon inspektimin. Nëse automjeti juaj nuk e kalon inspektimin, Autopass është një zgjidhje novatore e cila ju aftëson ta riparoni atë falas.

Pse Autopass?

JU DUHET TË BËNI ATË QË DUHET TË BËNI

Ju e dini që automjeti nuk mund të regjistrohet apo të lëvizë në trafik nëse nuk e kalon inspektimin. Për shkak të kësaj, pronarët e automjeteve presin me anth inspektimin e automjetit çdo vit, dhe kanë frikë se mos u dalin kosto të paplanifikuara.

JU DUHET TË BËNI ATË QË DUHET TË BËNI

VITET BËJNË PUNËN E TYRE

Shumë njerëz nuk kanë mundësi ta zëvendësojnë automjetin e tyre shpesh, prandaj pjesët e konsumuara dhe defektet janë realitet për një numër të madh njerëzish. Rrugët e prishura dhe mirëmbajtja jo e rregullt e automjeteve kontribuon edhe më shumë në këtë gjë. A nuk ju duket gjë e njohur?

VITET BËJNË PUNËN E TYRE

DËSHTIMI NË INSPEKTIM

Është një kohë e caktuar e vitit të cilën nuk është se mezi e prisni, për shkak se një inspektim i përvitshëm i automjetit tuaj do të thotë detyrime shtesë financiare si siguracioni i automjetit, siguracioni gjithëpërfshirës, shërbimi i rregullt vjetor, taksat vjetore, etj. Nëse mendoni se e gjithë kjo mund të shoqërohet edhe nga një kosto e riparimit të automjetit, kjo mund ta zmadhojë planin e buxhetit tuaj mujor dhe t'ju vendosë nën një stres të madh financiar.

DËSHTIMI NË INSPEKTIM

ZONA E REHATISË

Gjithë sa kemi përmendur më sipër mund ta ndërpresin seriozisht rutinën dhe ndjesinë tuaj të rehatisë. Riparimi i papritur është si puna e zjarrit që ta gllabëron buxhetin, por edhe kohën tënde, në një moment, dhe përkushtimet e përditshme kërkojnë vëmendjen tuaj dhe nuk mund të shtyhen. Pse të mos i ruani ditët tuaja pushim për aktivitete më të kënaqshme?

ZONA E REHATISË

PAKETA E SHËRBIMIT

Call Centre

Call Centre

Na telefononi falas në çdo kohë, 365 ditët e vitit.

Diagnostifikimi i defekteve

Diagnostifikimi i defekteve

Raporti i inspektimit të automjetit do jetë baza që përcakton veprimet e nevojshme të shërbimit, prandaj është e rëndësishme ta mbani me vete.

Riparimi i automjetit

Riparimi i automjetit

Diagnostifikimi pasohet nga riparimi i shpejtë, i sigurt dhe me cilësi të lartë në vend apo në një pikë servisi, nëse kjo gjë është e nevojshme për shkak të numrit të riparimeve.

Transporitimi i automjetit

Transporitimi i automjetit

Nëse një automjet nuk ka leje për të qarkulluar në trfik për shkak të defekteve të saj, ky produkt ju mundëson ta transportoni automjetin tuaj në një qendër servisi.

Automjeti zëvendësues

Automjeti zëvendësues

Një automjet zëvendësues falas do t'ju mundësojë të vazhdoni të qetë me aktivitetet tuaja të përditshme, në rast se automjeti juaj nuk e kalon inspektimin si dhe gjatë kohës që është në servis.

Dorëzimi i automjetit pas riparimit

Dorëzimi i automjetit pas riparimit

Autopass do të sigurojë gjithashtu me transportin e automjetit tuaj pas servisit në vendin për të cilin keni rënë dakord, nëse rast se nuk jeni në gjendje ta merrni pas riparimit.

Kur dhe si të përdorni Autopass?

Ju mendoni se e njihni automjetin tuaj më mirë se kushto tjetër. Por a jeni të sigurt për këtë? Dështimi në inspektimin e automjetit tregoi që shumë njerëz e kishin gabim. Është gjithmonë e mundur që automjeti juaj të dështojë në inspektim. Për të evituar rrezikun, porositni Autopass para se ta çoni automjetin tuaj për inspektim.

Nëse frika juaj bëhet realitet, dhe e keni porositur që më parë Autopass, jeni thjesht një telefonatë falas larg nga tejkalimi i sfidës në këtë situatë.

Në varësi të diagnozës së situatës, sasisë së riparimeve të nevojshme dhe veprimeve të shërbimit, ne do të dërgojmë një ekip ndërhyrjeje për t’i bërë riparimet në vend. Nëse kjo gjë nuk është e mundur ne do ta transportojmë automjetin tuaj në një qendër servisi.

Automjeti juaj do riparohet shpejt, dhe falë automjetit zëvendësues falas, ju do të jeni në gjendje të vazhdoni ditën tuaj të qetë.

Pasi automjeti juaj të riparohet në pikën e servisit, në rast se nuk është lejuar të qarkullojë dhe nuk jeni në gjendje ta merrni vetë, ne do ta dorëzojmë automjetin tuaj në adresën e dëshiruar.

Ku dhe si ta merrni Autopass?

Ju mund ta porosisni Autopass me kompaninë tuaj të sigurimeve, bankën, kompaninë e telekomit, kompaninë leasing apo me kompaninë e kartës së kreditit si pjesë integrale të produkteve të tyre ose si një produkt më vete. Ju mund ta porosisni Autopass shpejt dhe lehtë përmes shitjeve online, zgjidhjeve të aplikimit apo personalisht në degët tona.